Dortmundi mundet nga surpriza Hanover, Mavraj mposhtet nga Herta e Berlinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2017 | 17:36

Dortmundi mundet nga surpriza Hanover, Mavraj mposhtet nga Herta e Berlinit

Janë luajtur dhe ndeshjet e orës 15:30 në Bundesligën gjermane, të vlefshme për javën e 10-të në Gjermani. Dortmundi është mundur nga Hanoveri, me shifrat 4-2, duke pësuar kështu një disfatë që hap llogaritë për vendin e parë.

aubamejang dortmund

Leverkuseni fitoi me kthim rezultati, përballë Këlnit, i cili vazhdon formën e keqe këtë sezon. Fitore shënuan edhe Herta e Berlinit, 2-1 përballë Hamburgut të Mavrajt, dhe Munshengladbahu, 1-3 përballë Hofenheimit.

Shalke u ndal vetëm në sekondat e fundit, 1-1 në barazim ndaj Volsburgut, pasi po fitonte që nga pjesa e parë. Me këto rezultate, kreu i klasifikimit mbetet i hapur, teksa pritet edhe ndeshja mes Bajernit dhe Lajpcigut.

REZULTATET

Leverkusen – Këln 2-1

Hanover – Dortmund 4-2

Herta Berlin – Hamburg 2-1

Hofenheim – B. Munshengladbah 1-3

Shalke – Volsburg 1-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"