Dorëzohet Sebastian Vetel, Hemilton triumfon në Japoni dhe vendos njërën dorë tek titulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2017 | 12:26

Dorëzohet Sebastian Vetel, Hemilton triumfon në Japoni dhe vendos njërën dorë tek titulli

Piloti britanik, Luis Hemilton fitoi Çmimin e Madh të Japonisë duke vendosur njërën dorë të titulli, pas tërheqjes së hidhur në xhiron e katërt të ndjekësit më të afërt në renditje, Sebastian Vetel.

Hemilton

Anglezi la pas dy makinat Red Bull të Maks Verstapen dhe Daniel Riçarsdos. Edhe pse qëndroi gjatë gjithë kohës në një distancë prej 3 sekondash me kryesuesin 20-vjeçari Verstapen nuk e pati mundësinë që të sulmonte Hemilton apo t’i vinte në rrezik vendin e parë.

Japoni

Tërheqja e Sebastian Vetel sërish për një problem në motorin Ferrari ishte një asist për 32-vjeçarin, i cili çon në 59 pikë diferencën me gjermanin, kur kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi i këtij sezoni.

Hemilton podium

Ferrari i vetëm që zhvilloi garën, ai i Kimi Raikonen zuri vendin e pestë. Pas kësaj gare Formula 1 do të rikthehet pas dy javësh, në kontinentin amerikan, me Çmimin e Madh të Austin.

Gara

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"