Dopieta ndaj Liverpulit në “Anfield”, sulmuesi Skamaka futet në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 23:31

Dopieta ndaj Liverpulit në “Anfield”, sulmuesi Skamaka futet në histori

Xhanluka Skamaka ishte heroi i Atalantës në triumfin 0-3 të arritur në “Anfield” ndaj Liverpulit. Sulmuesi italian arriti të shkëlqente me dopietë, teksa u bë lojtari i parë italian i cili arrin të shënojë 2 gola në “Anfield” kundër Liverpulit në kompecionet e mëdha Europiane.  

 atalanta2

Vlen të theksohet fakti se Skamaka po kalon një moment të artë me Atalantën, ku në 7 ndeshjet e fundit mes Europës dhe kampionatit ka arritur të gjejë plot 6 herë rrugën e rrjetës. Në Serinë A ai ka shënuar 8 gola në 23 aktivizime.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"