Dopieta me Majorkën rekord për Benzemanë, kapiteni i Realit arrin shifrën e 200 golave në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 23:06

Dopieta me Majorkën rekord për Benzemanë, kapiteni i Realit arrin shifrën e 200 golave në La Liga

Kapiteni i Realit, Karim Benzema ka qenë edhe ai protagonist kryesor në suksesin 6-1 përballë Majorkës të mërkurën në mbrëmje.

benzema

Francezi ka shënuar dy gola në takimin e luajtur në “Bernabeu”, që në fakt përbën dhe një arritje personale për të. Me dy golat e shënuar ndaj Majorkës, ai ka arritur kuotën e 200 golave në La Liga.

Sulmuesi i Realit ka shënuar nga një gol në secilën pjesë duke arritur shifrën magjike. Ndërkohë që dhe trajneri Ançeloti e ka zëvendësuar fill pas golit të 200-të duke i dhënë mundësinë e “standing ovation” nga shkallët e stadiumit.

Me 200 golat e tij Benzema futet në rrethin e lojtarëve që kanë arritur këtë shifër. Që në historinë e kampionatit spanjoll janë vetëm nëntë të tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"