Donaruma, Reali i Madridit tremb “Djallin” dhe… Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 0:41

Donaruma, Reali i Madridit tremb “Djallin” dhe… Juventusin

Ditët e fundit kontrata e tij, e cila skadon në qershor të vitit 2021, është kthyer në një çështje të aktualitetit kuqezi. Milani po mundohet të rinovojë akordin me Xhanluixhi Donarumën, në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nëse detyrohet ta shesë.

donaruma

Vlera e portierit në këto momente është 55 milionë euro, një shifër që do të ulej me më tepër se 50 për qind nëse 20-vjeçari futet në vitin e fundit të kontratës. Nga situata e gardianit prej kohësh mundohet të përfitojë Juventusi, që pa Xhixhi Bufonin, synon të blindojë portën për disa vite, madje duke sakrifikuar titullarin aktual Vojçeh Shezni.

Rruga e “Zonjës së Vjetër” nuk duket e gjitha në dishezë, sepse në garë raportohet se ka hyrë edhe Reali i Madridit. Spanjollët janë zhgënjyer nga Tibo Kurtua dhe synojnë revolucionin në portë, duke i besuar Donarumës, mosha e të cilit do t’i mundësonte Realit të siguronte me një goditje portierin për një dekadë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"