Dominim i Partizanit ndaj BATE-s, ja statistikat e duelit të parë të Champions-it  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2023 | 23:07

Dominim i Partizanit ndaj BATE-s, ja statistikat e duelit të parë të Champions-it  

Partizani u ndal në një barazim 1-1 në aktin e parë të turit të parë eliminator të Champions League ndaj BATE Borisov.  

Collage-Maker-11-Jul-2023-10-58-PM-7894

Nga rastet e shumta të krijuara, kontrollit të topit dhe lojës së guximshme, u përkufizua debutimi i Zoran Zekic në stolin e kampionëve të Shqipërisë, teksa në ndeshjen e “Air Albania” u shfaqën dhe sinjalet e para pozitive të transmetuara nga kroati drejt të kuqve që kanë gjithçka për të luajtur në takimin e kthimit në Bjellorusi. 

Për sa i përket statistikave, kampionët e kuq ishin dominues thuajse në të gjitha aspektet. Duke filluar nga dominimi i topit, 58 % me 42 % për Partizanin, për të vijuar më pas te goditjet në portë 7 me 5 po për ekipin shqiptar, por edhe gjuajtjet totale, 15 me 11.  

WhatsApp Image 2023-07-11 at 10.48.15 PM

PANORAMASPORT.AL