Dokumenti/ Luftëtari i zhytur në borxhe, gjyqet me dy ish-lojtarë shtojnë faturën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 11:16

Dokumenti/ Luftëtari i zhytur në borxhe, gjyqet me dy ish-lojtarë shtojnë faturën


Sikur të mos mjaftonte rënia në Kategorinë e Parë, te Luftëtari duhet të përballen edhe me disa borxhe nga e kaluara.luftetari-skenderbe2

Për shkak të humbjes së gjyqeve me dy futbollistë, Luftëtari duhet të paguajë 123 mijë euro. Në vendimet e publikuara nga FIFA në muajin shkurt thuhej se në rast se gjirokastritët nuk i paguajnë Nemanja Janiçiç dhe Ismael Dunga, atëherë nuk mund të bëjnë lëvizje në merkato.

Në rast se në Gjirokastër nuk është gjetur zgjidhja, atëherë merkato mbetet e bllokuar pasi afati prej 45 ditësh ka përfunduar. Nëse nuk ka akoma një zgjidhje, merkato e Luftëtarit do jetë e bllokuar për 3 sensione, këtë aktual dhe 2 sensionet e ardhshme, diçka që do bënte që rikthimi në elitë për merkato as mos mendohej fare.

5B2C5B47-8F50-4139-84AD-FB592F1A032F

E0E09D90-254C-44E0-80C2-7A6517D37861Dëmi më madh bluzinjve i është bërë nga sulmuesi Ismael Dunga, të cilit i detyrohen 81 mijë euro, duke përfshirë edhe 5% interesin.

A063452A-5A53-452B-875A-6F4BBBFD3A8D 57CA18EB-5265-4F02-B11C-C5E8CF6D3ABE

Ndërsa mbrojtësit Nemanja Janiçiç gjirokastritët i detyrohen 22 mijë euro dhe detyrimi në total ndaj dy lojtarëve shkon në 123 mijë euro.

Kujtojmë se të gjitha këto detyrime janë të mbartura nga koha kur president i klubit ishte Grigor Tavo, duke lënë pas një mal me borxhe dhe pasoja për të ardhmen.

715F8573-CB2A-42E2-99AF-6AB309148462 B6ED7043-DDE2-47FA-849E-4FCCDD8C7312 3ACD3C02-FA58-4D26-B521-CA2C29D30F94 BE185A9C-F14A-42CC-B080-146B474950BA 0B09454E-AEE9-44B7-8200-DFE8DA2BED76

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"