Doka prezantohet tek ekipi i ri: Çdo futbollist shqiptar e ka ëndërr të luajë në kampionatin kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 17:30

Doka prezantohet tek ekipi i ri: Çdo futbollist shqiptar e ka ëndërr të luajë në kampionatin kroat

Albi Doka është prezantuar sot nga ekipi i tij i ri, Nova Gorica. Futbollisti shqiptar u transferua me parametra zero nga Tirana, dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me ekipin kroat. Në prezantimin me Nova Goricën, Doka shprehet mjaft i lumtur dhe tregon se çdo lojtar nga Shqipëria e ka ëndërr të luajë në një kampionat si ai kroat.

albi doka

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, që kam firmosur një kontratë me Nova Gorica dhe jam i bindur se ky është një transferim i mirë për mua. Ardhja te Gorica ishte një hap i ri në karrierën time dhe një mundësi e shkëlqyer për të provuar veten në një nivel më të lartë të futbollit”, deklaroi Doka i cili do mbajë fanellën me nurmin 17 që mbante edhe tek Tirana. Më pas futbollisti shqiptar tregoi se kishte njohuri të mëdha për klubin dhe kampionatin kroat. ““Unë i kam parë absolutisht të gjitha ndeshjet e Goricës në pjesën e dytë të sezonit, ishte veçanërisht interesante të shihje se si skuadra përballej me emra të mëdhenj si Dinamo, Hajduk, Osijek e Rijeka.

Di shumë gjëra rreth kampionatit kroat, e di edhe në cilat stadiume do të luajmë pasi kampionati kroat ndiqet shumë në Shqipëri. Në fund të fundit, çdo futbollist nga Shqipëria ëndërron që të ketë mundësinë që të provojë veten në një kampionat si ai kroat”, ishin fjalët e Dokës në prezantimin me klubin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"