Doka i lë “thatë”, Tirana shpreson të mbushë “arkën” me transferimin e dy talenteve bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 0:06

Doka i lë “thatë”, Tirana shpreson të mbushë “arkën” me transferimin e dy talenteve bardheblu

Nëse me Albi Dokën nuk mundën të përfitonin nga një shitje e mundshme, duke qenë se futbollisti është në skadencë kontrate dhe nuk pranoi rinovimin, tashmë Tirana ka shanse të marrë maksimumin nga dy talente të tjera të ardhura nga akademia.
DYSHJA E TIRANES

Bëhet fjalë për sulmuesin Ernest Muçi dhe mesfushorin Jurgen Çelhaka. Në një kohë që Muçi ka dy vite që është afirmuar, duke lënë gjurmë në ato pak ndeshje që ka pasur hapësirë, ky sezon mund të quhet fantastik për Çelhakën. Mesfushori shkatërrues ka fituar besimin e trajnerëve që kanë drejtuar këtë sezon Tiranën, duke qenë thuajse gjithnjë titullar. Ofertat për dy të rinjtë nuk mungojnë, madje në lojë është edhe klubi i madh kroat, Dinamo e Zagrebit.

Kjo verë do të jetë shumë e nxehtë në merkaton bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"