“Do të vazhdojmë që të luftojmë për çdo trofe”, Foden paralajmëron: Siti i uritur, nuk kam parë ekip si ky

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 22:45

“Do të vazhdojmë që të luftojmë për çdo trofe”, Foden paralajmëron: Siti i uritur, nuk kam parë ekip si ky

Fill Foden i ka dërguar një mesazh indirekt rivalëve të Mançester Sitit për titullin e Premier Ligës, Arsenalit dhe Liverpulit, pas fitores së Kupës FA ndaj Njukasëllit në çerekfinale.Një dygolësh në pjesën e parë nga Bernardo Silva në “Etihad” ishte i mjaftueshëm për kampionët në fuqi që të siguronin një vend në gjysmëfinale dhe mbajtur gjallë ëndrrën për të përsëritur tripletën.

foden

“Qytetarët”, tani janë të pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit, me humbjen kundër Aston Vilës në dhjetor, herën e fundit që ata nuk ishin në gjendje të siguronin një rezultat pozitiv. Forma e Fodenit ka qenë kyçe në 19 fitoret e skuadrës së Pep Guardiolës gjatë kësaj ecurie pozitive. Në mungesë të Kevin de Bryjnes, Foden po shkëlqen në rolin në qendër, megjithatë ai ka vazhduar të bëjë shumë mirë edhe kur spostohet në krah. Pas fitores 3-1 ndaj Mançester Junajtidit, Guardiola nuk i kurseu elozhet për 23-vjeçarin, ku djaloshi i akademisë shënoi një dopietë:

“Për momentin, ai është më i miri në Premier Ligë. Për të qenë lojtar i klasit botëror, duhet të fitosh ndeshje. Ai po fiton ndeshje. Gjithmonë ka shënuar gola, por tani ai po fiton ndeshje. Kur e bën këtë, arrin një nivel tjetër si lojtar. Ai tashmë do të jetë një lojtar legjendar, për shkak të moshës së tij, ndeshjeve të luajtura, minutave, golave të shënuar, titujt e fituar, ka lindur këtu dhe prandaj lidhja e tij me tifozët është e pabesueshme”.

Por ndërsa Foden nuk ishte në gjendje të luante kundër “qymyrxhinjve”, ai foli me gëzim për formën e tij të fundit pas ndeshjes, ndërsa gjithashtu dërgoi një paralajmërim të qartë për Arsenalin dhe Liverpulin, rivalët e Sitit për titull:

“Mendoj se e kontrollonim lojën shumë mirë, Ne kishim shumë zotërim topi dhe u përpoqëm të gjenim momentin e duhur për të sulmuar. Gjithmonë kemi folur për të fituar sa më shumë trofe. Uria është ende atje, ne do të vazhdojmë. Kjo është një nga skuadrat më të mira që kam parë ndonjëherë. Në këtë fazë të sezonit do të kemi nevojë për të gjithë. Unë thjesht po luaj me një buzëqeshje në fytyrën time dhe shpresoj se do të vazhdoj ta bëj këtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"