Do të qëndrojë 1 muaj larg fushave, tifozët e PSG-së kapen me Nejmarin. E akuzojnë për ditëlindjen e motrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2021 | 19:47

Do të qëndrojë 1 muaj larg fushave, tifozët e PSG-së kapen me Nejmarin. E akuzojnë për ditëlindjen e motrës

Pas dëmtimit të Nejmarit në sfidën ndaj Kaenit në Kupën e Francës dhe që do ta mbajë larg fushave rreth 1 muaj, tifozët e PSG-së kanë filluar dyshimet.

nejmar 1

Sipas fansave të skuadrës pariziene, ylli brazilian e bën me vetëdije mungesën e shpeshtë gjatë muajit shkurt-mars pasi ditëlindja e motrës së tij është në 11 mars dhe ndërkohë tifozët janë të frustruar pasi një ditë më parë kanë sfidën e dytë ndaj Barcelonës.

Sipas tifozëve të klubit francez, Nejmar bën sikur dëmtohet ose skualifikohet vetëm për të qenë prezent në ditëlindjen e motrës së tij, dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe në muajin mars të vitit 2015 ku mori karton të verdhë, të vitit 2016 ku u pezullua, ndërsa gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019 u dëmtua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"