Do të largohet nga Napoli në fundin e sezonit, klubi i njohur europian nis kontaktet për Elseid Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 23:23

Do të largohet nga Napoli në fundin e sezonit, klubi i njohur europian nis kontaktet për Elseid Hysajn

Elseid Hysaj do të lërë përfundimisht Napolin pas 6 sezonesh. Këto ishin deklaratat e agjentit të mbrojtësit të Kombëtares, Mario Xhufredi i cili doli hapur ku tha se Hysaj do të largohet.

hysaj1

Sipas asaj që shkruan “TuttoMercatoWeb”, e ardhmja e mbrojtësit shkodran mund të jetë larg Italisë dhe më konkretisht në Portugali në qytetin e Lisbonës, ku për ta monitoruar nga pranë është Benfika.

Ish-lojtari i Empolit është një emër i vlerësuar në shtëpinë e Benfikës, ku kontaktet e para kanë nisur dhe tratativa mund të ndërtohet me hapa të vegjël.

Ndërkohë klubi i madh luzitan po punon fort për të bindur Napolin dhe vetë Hysajn për ta transferuar në Lisbonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"