“Do të jemi gati”, Gvozdenoviç nuk i qahet humbjes në Kupë: Objektivi është patjetër Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 15:27

“Do të jemi gati”, Gvozdenoviç nuk i qahet humbjes në Kupë: Objektivi është patjetër Superiorja

Ivan Gvozdenoviç nuk e sheh si një dështim humbjen e Skënderbeut ndaj Egnatias në Kupë, por si një test për të kuptuar formën e skuadrës. Trajneri i korçarëve theksoi pas sfidës se ekipi kishte reaguar mirë ndaj një skuadre të fortë.

bandicam 2023-01-18 15-06-33-905

“Ky është futbolli, ishte e keqe për ne, por Egnatia është skuadër e mirë, shumë e fortë. Sot ishte test për ne, ishim me mungesa por përsëri nuk ishim keq. Ishim mirë edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën.

Objektivi ynë është të jemi në garë për ngjitjen. Në këto ditë do të presim edhe 3-4 lojtarë, kemi kohë e jo. Por kemi një javë të punojmë, këta lojtarë do të vijnë pas 2-3 ditësh dhe pastaj mendoj se do të bëjmë një skuadër të mirë për kampionatin tonë. Unë mendoj se do të jemi gati.

Ka diferencë me Skënderbeun kampion dhe kam nostalgji, por jam në rol si trajner. Ky nuk është si ai Skënderbeu, por kam shumë çuna të talentuar. Duhet pak kohë dhe do të bëjmë punën mirë.

Mentaliteti im si drejtues është që lojtarëve të rinj u duhet kohë. Do i flas në çdo ndeshje dhe do i ndihmoj. Për momentin nuk jemi keq, por do të shohim si shkojmë në këtë kampionat. Objektivi? Patjetër Superiorja”, tha Gvozdenoviç pas duelit për ”Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"