“Do isha i kënaqur me 2-0”, Edi Reja: Do përdor të paktën 20 lojtarë në këto 3 ndeshje, ja si duhet të luajmë ndaj Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2021 | 0:00

“Do isha i kënaqur me 2-0”, Edi Reja: Do përdor të paktën 20 lojtarë në këto 3 ndeshje, ja si duhet të luajmë ndaj Anglisë

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas triumfit në Andorrë me rezultatin 0-1, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës. Në prononcimin për “Supersport”, tekniku italian u shpreh i kënaqur me 3 pikët e mara.

bandicam 2021-03-25 23-00-40-877

Sa i kënaqur je në tërësi?

Isha shumë i kënaqur në pjesën e parë se bëmë aksione të bukura, mund të konkretizonim që pjesën e parë. Në pjesën e dytë vuajtëm pak, na u deshën 15 minuta që të merrnim veten. Andorra është skuadër e vështirë, që të bën presing. Do të duhet të jemi të kënaqur me këto 3 pikë, në një moment të vështirë. Do isha i kënaqur me 2-0, por dhe 1-0 është mirë. Janë 3 pikë të rëndësishme. Duhet të shikojmë përpara me besim.

Do të vazhdojmë me këtë modul, apo do të shikojmë për alternativa të tjera?

Kemi luajtur me 5 lojtarë në fazën sulmues. Do të kërkoj të shfrytëzoj në maksimum këtë grup që kemi. Do t’i japim hapësirë dhe të rinjve, kalendari është i ngjeshur, duhet të përdor të paktën 20 lojtarë në këto 3 ndeshje. Mes tyre do të shohim nëse do të dalim elementë të rëndësishëm që mund të na japin një dorë në të ardhmen.

Manaj dhe Cikalleshi nuk arritën të rrezikojnë portën kundërshtare…

Ishte e vështirë për sulmin, nuk kishin hapësira, sepse ata ishim me 5 lojtarë mbrapa. Në këtë situatë duhet të kesh mesfushën shumë të fortë. U përpoqëm në krahun e majtë me Lenjanin dhe Memushaj. Më pak me Hysajn dhe Baren. Ishim më të pastër në të majtë, më pak të pisët nga ngrahu i djathtë. Ishim pak efektivë në fazën ofensive.

Është ndeshja e parë në fushën e vështirë, duhet të kënaqemi me pikë. Do të isha i kënaqur që të luanim 90 minuta ndaj Anglisë, siç luajtëm 45 minutat e para me Andorrën.

Gjuajtja e parë në portë në minutën e 26-të…

Nuk është hera e parë që Shqipëria luan kështu. Të gjitha skuadrat e tjera kanë pasur vështirësi në këtë fushë, është skuadër e fortë. Nëse do të kishim gjetur golin në minutat e para, do të ishte më e lehtë, do të hapeshin më shumë. Sigurisht që do të bëjmë më mirë, kjo nuk diskutohet. Broja bëri të vetmen gjuajtje me një aksion individual, është pak.

Lojtarët ruajtën energjitë për ndeshjen ndaj Anglisë?

Mund të ketë ndodhur, nuk e mohoj, por në mbrojtje nuk u kursyem. Të tre mbrojtësit zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, shyqyr që ata nuk u kursyen. Kur luhet çdo 3 ditë, edhe mund të kursehet diçka, sidomos kur ke Anglinë përballë. Në pjesën e dytë, ishte ndryshe qasja që patën lojtarët. Nuk do të thotë që je 1-0 dhe nuk duhet të shtysh përpara. Duhet të shtysh, për 90 minuta gjatë gjithë ndeshje”, u shpreh Reja.

Ndërkaq për “RTSH”, trajneri Edi Reja u shpreh se në pjesën e dytë priste që skuadra të zhvillonte një ndeshje si në pjesën e parë. Gjithashtu ai tha më tej, se ndeshjet e ardhshme do të jenë ndryshe, pasi skuadra luajnë hapur, jo mbyllur në mbrojtje si Andorra.

NDESHJA- Andorra nuk është një skuadër e lehtë. Luajnë të mbyllur prapa. Duhet të përmirësohemi. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe prisja që të njëjtën gjë të bënim edhe në pjesën e dytë. I kishim mundësitë për të shënuar më shumë, por na mungoi saktësia. Dy sulmuesit vuajtën shumë. Sepse i markonin mirë. Edhe mesfusha kishte probleme. Sigurisht që mund të bëjmë më mirë. Unë kam parë edhe ndeshjet e tjera të Andorrës me skuadrat e tjera që kanë luajtur këtu dhe kanë hasur probleme. Ne pak a shumë luajtëm me forca të shumta në sulm. Duhet të kesh edhe mesfushorë me karakteristika, që të ndihmojnë sulmuesin.

NDESHJET E ARDHSHME- Në ndeshjet kur skuadra të tilla luajnë në mbrojtje, ndeshjen ta zgjidh edhe mesfushori. Kemi shumë shanse për të vazhduar më tej. Do përballemi me skuadra, që të japin mundësi të luash futboll.

KARTONËT- Lojtarët nuk duhet të binin pre e provokimeve. U detyrova të bëja zëvendësime, për Manajn dhe Memushajn, për shkak të kartonëve.

NDESHJA ME ANGLINË-  Kjo është një kapitull i mbyllur, pasi nuk do të gjejmë më kundërshtarë që luajnë  mbyllur dhe shpresojmë që të bëjmë sa më mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"