Djarmati tërbohet me arbitrin, shkodranët mbështesin Adilin. Ja pikantet e sfidës Partizani-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 19:14

Djarmati tërbohet me arbitrin, shkodranët mbështesin Adilin. Ja pikantet e sfidës Partizani-Vllaznia

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes në Elbasan. – Ilir Daja preferon ta shohë nga afër në nxehmjen teknike që po bënte skuadra para nisjes së sfidës.

brdaricFOTOT: F. HAZISLLARI

Tomas Brdariç ishte shumë ekspresiv gjatë gjithë ndeshjes, si me lojtarët e tij, por më së shumti me arbitrat. Shumë vendime të tyre hasën në pakënaqësinë e kroatit, i cili u ankua në shumë raste.

Në tribunë nuk munguan grupimet ultrase të dy tifozërive, të cilat gjatë gjithë kohës ishin ne mbështetje të ekipit të tyre. – Portieri i Vllaznisë, Bojan Zogoviç, duke përfituar nga avantazhi i skuadrës së tij, vononte lojën sa të mundte. Tifozët e Partizanit vërshëllenin, duke i kërkuar të mos vononte lojën.

Në të 37-ën në kampin shkodran ka një pretendim për një kapje të topit me dorë të Hoxhës kur doli jashtë vijave kufizuese të tij. Mirëpo, për kryesorin është lojë e rregullt.

vllaznia

Përveç Brdariçit që ka të drejtën të qëndrojë në këmbë të japë udhëzime për të tijtë, shpesh ngrihej edhe Plori. Madje, në disa raste gjyqtari i katërt i tërhoqi vëmendjen që të ulej në pankinë.

Në të 44-ën Koçi sheh VAR-in për një ndërhyrje të Latifit, për të parë nëse ishte për karton të kuq. Tifozët e Partizanit shpresonin te largimi i mesfushorit, por pasi gjyqtari dha të verdhën, mbetën të zhgënjyer nga vendimi i tij.

andi koci var

Pankina dhe tifozët shkodranë tërbohen me Koçin, i cili në fundin e pjesës së parë nuk u dha mundësinë e kundërsulmit kuqebluve, pasi vërshëlleu për përfundimin e pjesës së parë. Madje, drejtori sportiv, Matko Djarmati, i cili po e shihte ndeshjen nga tribuna, nuk mban dot nervat dhe hedh shihen e ujit në tokë nga nervozizmi.

Tifozët nga tribuna, duke parë se nuk po i dilte loja ekipit të Partizanit, i kërkojnë vazhdimisht Dajës që të bëjë ndërhyrje për të ndryshuar diçka.

partizani

Nga minuta e 70-të futbollisti i Vllaznisë, Fjoart Jonuzi, kërkon mbështetjen e tifozërisë. Drejtohet nga ata duke ia bërë me duar që të brohorasin.

adili

Ultrasit e Vllaznisë i kishin bërë dje një banderolë speciale mbrojtësit Mevlan Adili, në formë mbështetjeje pas kritikave ndaj tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"