Djarmati: Dihen problemet në Shqipëri, ja kush është shkatërrimi i futbollit këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 19:32

Djarmati: Dihen problemet në Shqipëri, ja kush është shkatërrimi i futbollit këtu

Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë, ka treguar se vështirësia më e madhe e çdo klubi futbolli në vendin tonë, ishin kontratat e lojtarëve. Ai tregoi për “SuperSport” para sfidës mes Vllaznisë dhe Dinamos se shkodranët po përpiqeshin të ndryshonin trendin.

Djarmati2

“Shkatërrimi i futbollit shqiptar janë kontratat njëvjeçare. Nuk është e lehtë të bindësh një lojtar të firmosë 3-4 vjet, se të gjithë i dinë problemet e financimit të skuadrave. Kryesore për ne është firma a kontratës 2+1. Në një pjesë të madhe të kontratave të reja ne kemi vendosur këto 2-1”, shpjegoi Djarmati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"