Djali i Simeones: Ronaldo-Dibala dyshe ëndrrash, kampionati është në kasafortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 23:05

Djali i Simeones: Ronaldo-Dibala dyshe ëndrrash, kampionati është në kasafortë

Xhovani Simeone, djali i t alentuar i trajnerit të Atletikos, Diego, si dhe sulmuesi kryesor i Fiorentinës, është gati që të vihet në garë me të gjithë bomberat e tjerë të Serisë A për titullin e golashënuesit më të mirë të kampionatit.

Simeone-jr-750x430

Pa dyshim që mbërritja e Ronaldos ka ekzaltuar edhe argjentinasin, i cili sivjet do të ketë gjithashtu një shok reparti të ri, si Marko Pjaca, që ka zbarkuar nga Juvja.

“Kush do të jetë goleadori? Vë bast për Ronaldon dhe kuptohet… Jam kurioz të shoh se çfarë do të bëjë Juventusi, sepse kur mendoj për një dyshe ëndrrash si Ronaldo-Dibala, nuk më vjen në mend asgjë tjetër, përveçse të mendoj se për sa i përket titullit, Juventusi e ka futur në kasafortë ende pa nisur.

I vetmi ekip që mund ta konkurrojë duket Interi, sepse besoj shumë te talenti i Lautaro Martinezit. Pjaca te Fiore? Është një lojtar fantastik, i cili më tremb dhe më mahnit kur futet në duelin një kundër një. Ka një driblim dehës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"