“Divorci” me kuqezinjtë, Boban: Nga Milani nuk më kërkoi falje askush

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 23:56

“Divorci” me kuqezinjtë, Boban: Nga Milani nuk më kërkoi falje askush

Zvonimir Boban ka folur përsëri për ndarjen e tij nga Milani duke analizuar klubin dhe ekipin në gjashtë muajt e mungesës së tij. Në një intervistë për “Corriere del Ticino”, ish-drejtuesi ka komentuar ecurinë e kuqezinjve dhe synimet për të ardhmen.

Boban

Ishte më e vështirë t’i thoshit “lamtumirë” Milanit si lojtar apo si drejtues?

Pa dyshim si lojtar. Ato emocione janë të papërsëritshme. E dua shumë punën në zyrë, por katërkëndëshi i gjelbër është magjik. Është normal që të jetë i tillë.

Pas pandemisë, Milani nuk gaboi thuajse asgjë dhe Pioli e meritoi konfirmimin.

Milani pati nevojë për dy lojtarë me përvojë dhe pak kohë. Zgjedhjet e bëra nga drejtuesit një vit më parë më në fund morën kuptim dhe puna jonë solli rezultate. Jam shumë krenar për këtë aspekt sepse Milani tashmë ka themelet për t’u rikthyer në majë.

U larguat nga klubi për shkak të deklaratave në lidhje me Rangnikun. Sot është e lehtë t’u japësh të drejtë, por a ju ka kërkuar ndokush falje?

Nuk ka rëndësi fare, sepse rëndësi ka skuadra që ndërtuam e cila më duket më e mira e sezoneve të fundit.

Rebiç dhe Ibra janë bastet tuaja të fituara. Çfarë lojtarësh janë?

Ibra është një fenomen dhe me të ka ndryshuar gjithçka, sepse është në gjendje të bëjë i vetëm diferencën në fushë, por edhe në stërvitje duke ndihmuar këdo që i qëndron pranë. Është shumë inteligjent dhe e lexon lojën përpara të tjerëve. Ndërkohë, Rebiç po bën gjërat e duhura pasi pati një fillimsezoni me vuajtje. Të gjithë jemi të kënaqur nga shpërthimi dhe paraqitjet e tij me nivel, pavarësisht se në afrimin e tij e dinim se po merrnim një nënkampion bote.

Çfarë i mungon klubit kuqezi për të kapur nivelet berluskoniane?

Krahasimet janë pa vend…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"