Ditë e rëndësishme për Vllazninë, klubi shkodran feston 105-vjetorin e krijimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 12:40

Ditë e rëndësishme për Vllazninë, klubi shkodran feston 105-vjetorin e krijimit

Klubi i Vllaznisë feston sot 105 vjetorin e krijimit. Kjo ditë e rëndësishme për shkodranët është rikujtuar nga vetë klubi kuqeblue përmes një postimi në rrjetet sociale.

VLLAZNIA

Postimi i plotë

Sot, 105 vjet Vllazni!

Vllaznia- “Nderi i Kombit”, sot mbush 105 vite që nga krijimi i saj! Një udhëtim i gjatë dhe i mundimshëm nëpër spiralet e suksesit që bashkoi shumë e shumë të rinj dhe të reja, që me talent, përpjekjet dhe sakrificat e tyre kontribuan në arritjen e rezultateve historike në fushën e sportit duke merituar respektin dhe dashninë e madhe të qytetarëve shkodranë dhe të gjithë shqiptarëve!

T’gjithë ato që mbështetën dhe kontribuan për ngjyrat kuqeblu meritojnë mirënjohje, respekt dhe falenderime pa fund!

T’gjithë ato që kanë bashkuar përpjekjet dhe sakrificat e tyre që t’mbajnë lart emrin e Vllaznisë, meritojnë vlerësimet maksimale!

SOT është dita t’festojmë e nesër të vazhdojmë punën për një të ardhme ma t’mirë!

GËZUAR VLLAZNI!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"