Dita Ndërkombëtare e Sportit, flet ministri italian: Mënyra ideale për ta festuar është me veprime konkrete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 22:15

Dita Ndërkombëtare e Sportit, flet ministri italian: Mënyra ideale për ta festuar është me veprime konkrete

Ministri italian i sportit, Vinçenzo Spadafora ka njoftuar ditën e sotme vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë, në lidhje me ndihmën për botën e sportit gjatë pandemisë koronavirus.

spadafora

Sipas ministrit, shteti ka vënë 100 milionë euro në dispozicion të njësive të sportit të cilat nuk përfitojnë nga Fondi i Grancisë, duke shtuar se veprimet konkrete janë mënyra e duhur për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Sportit (që ishte ditën e sotme).

spadaforaa

“Shumë sporte po kalojnë një krizë të pashembullt. Që nga fillimi i pandemisë, synimi im ka qenë të parandaloj çdo lloj mundësie që pengon vazhdimin e sportit, sepse sporti është në gjakun e popullit. Mënyra më e mirë për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Sportit është me anë të veprimeve konkrete,” deklaroi Spadafora.

spadafora

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"