Disiplina fal Besën për ngjarjet e sezonit të kaluar, zbardhen vendimet e plota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 16:01

Disiplina fal Besën për ngjarjet e sezonit të kaluar, zbardhen vendimet e plota

Ditën e sotme FSHF, ka publikuar vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës.disiplina

Ajo që tërheq vëmendjen menjëherë, është falja e fushës së Besës, e cila ishte dënuar për shkak të episodeve të dhunës në ndeshjen kundër Bylisit në sezonin e kaluar.

Në këtë mënyrë, Komisioni i Disiplinës ka pranuar kërkesën e klubit kavajas, për pezullimin e pjesës tjetër të dënimit.

Vendimet e plota:

1.KF “Këlcyra”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 116/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

2. Zyrtari i KF “Këlcyra”, Sokol Spahiu, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

3. Pranimin e kërkesës së KF “Besa” dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit nga vendimi nr.15, date 18.04.2019. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.

4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Ada”, Arbjas Hasani dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.Në bazë të Nenit 32/5 të KDS, në rast se lojtari Arbjas Hasani, brenda periudhës së provës kryen ndonjë shkelje,fillon zbatimi i menjëhershëm dënimit të pezulluar duke iu shtuar edhe dënimin e ri.

5. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Kadrijan Koxhaj si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

6. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Xhulio Serdarisi të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

7. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Spartaku” U-19, Insan Murati si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

DISIPLINA

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"