Dishepulli i Guardiolës drejt stolit të Arsenalit, Pep e konfirmon: Është shansi i jetës!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 19:19

Dishepulli i Guardiolës drejt stolit të Arsenalit, Pep e konfirmon: Është shansi i jetës!

P as shumë zërave, emrave të ndry shëm dhe shumë diskutimeve, duket se më në fund është zgjedhur emri i pasardhësit të Arsen Vengerit në stolin e Arsenalit. Dhe është një emër surprizë. Sipas informacioneve të “Sky Sports” dhe më pas konfirmimit në gjithë mediat ishullore, “topçinjtë” janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Mikel Artetën, ndihmësin aktual të Pep Guardiolës te Mançester Siti dhe ish-mesfushorin e Arsenalit nga 2011-16.

Guardiola

Bisedimet janë tashmë në fazën finale dhe e konfirmojnë edhe fjalët e vetë Guardiolës, i cili i ka dhënë bekimin e tij: “Nëse do të qëndrojë, do të jem njeriu më i lumtur në botë”, tha trajneri i Sitit pas fitores 1-0 ndaj Sauthemptonit që e mbylli sezonin e “qytetarëve” me rekordin e 100 pikëve.

“Por nëse do të vendosë që të largohet sepse ka në duar këtë ofertë, atëherë nuk do të jem unë ai që do t’i them ‘nuk mundesh’. Unë dua gjithnjë më të mirët për miqtë e mi dhe ai e di. Nëse do të vendosë që të largohet, do të hidhërohesha, por do ta kuptoj zgjedhjen e tij. Bëhet fjalë për karrierën e tij, jetën e tij dhe familjen e tij”.

REVOLUCION TOTAL – Arsenali ka nisur një revolucion total në stafin teknik pas largimit të Arsen Vengerit. Një epokë e re do të nisë këtë verë në “Emirates”, pasi së bashku me trajnerin francez, i cili i drejtoi për 22 vite “topçinjtë”, largohen edhe 6 trajnerë që kanë shërbyer për shumë vite në klub, por edhe stafi mjekë- sor me në krye Kolin Ljuin.

Ky i fundit ka shërbyer për 23 në klub dhe është shokuar kur i është komunikuar të hënën se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme. Të tjerëve që u është treguar dera janë trajneri i ekipit të parë, Neil Banfilld, gjithashtu me më shumë se 20 vite përvojë, specialisti i portierëve, Gerri Pejton, trajneri i fitnesit, Toni Kolbert dhe menaxheri i infrastrukturës, Pol Xhonson.

Boro Primorak, edhe ky zëvendësi i besuar dhe miku i ngushtë i Vengerit, është larguar gjithashtu. Por, asistentit të francezit prej vitit 2012, Stiv Bould dhe trajnerit të portierëve, Jens Lehman, i janë ofruar poste edhe në përbërjen e re të stafit teknik të Arsenalit. “Topçinjtë” nuk duan të humbasin asnjë sekondë kohë për projektimin e skuadrës së re.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"