Disfata në miqësoren me Vllazninë, Josa: Merkato? Pres të kthehen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 13:50

Disfata në miqësoren me Vllazninë, Josa: Merkato? Pres të kthehen…

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, duket se nuk ka shumë pritshmëri sa i përket merkatos së janarit. Megjithatë, mbrojtësi i majtë, Indrit Prodani, mund të quhet afrimi i parë i kurbinasve, paçka se ende klubi nuk e ka zyrtarizuar.

josa

Prodani, i ardhur pas dy vitesh e gjysmë te Dinamo, forcon një pozicion ku bardhezinjtë kanë vuajtur jo pak, pasi aty më tepër është improvizuar mesfushori Qato në pjesën e parë të këtij sezoni, ndërsa kanë luajtur edhe i riu Taleb apo Kristian Lima së fundmi.

“Mendoj se kjo miqësore vlejti më shumë për testin fizik të ekipit. Kemi kohë që jemi në pauzë dhe pa aktivitet. Për mua më shumë vlejti pjesa e parë për pjesën fizike dhe teknike të skuadrës, ndërsa pjesa e dytë kishim ndryshime. Gjithsesi, lojtarët u munduan që të japin më të mirën. Tani jemi në një moment ku nuk ka kohë për të thënë nëse jemi apo jo gati për kampionatin. Jemi vetëm një javë para dhe gjithçka është gati në prag të ndeshjes me Erzenin”, deklaroi fillimisht Josa pas miqësores me Vllazninë.

Ndërsa sa i përket afrimeve të mundshme që pret në merkaton e janarit, ai deklaroi: “Nuk është se kemi bërë ndonjë lëvizje, por pres që të kthehen ata lojtarë që kemi pasur të dëmtuar dhe vetëm kaq për këtë merkato”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"