Dinamo e rënë nga kategoria tani luan për prestigj, publikon çmimet e biletave për derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2022 | 20:24

Dinamo e rënë nga kategoria tani luan për prestigj, publikon çmimet e biletave për derbin

Skuadra e Dinamos ka zyrtarizuar që në javët e mëparshme rënien nga kategoria dhe tashmë luan vetëm për prestigj javët e fundit në Superiore. Klubi kryeqytetas ka përballë në këtë javë Tiranën kampione dhe do të luajë ndeshjen pikërisht në shtëpinë e kësaj të fundit, në stadiumin “Selman Stërmasi” edhe pse është pritëse.

tirana-dinamo

Blutë kanë publikuar sot çmimet e biletave për këtë derbi, duke vendosur shifrën 400 lekë për tribunën ballore dhe 1000 lekë për tribunat A dhe B. Çmime të cilat në fakt pritet të tërheqin më shumë tifozët e Tiranës, të cilët duan të festojnë me skuadrën trofeun e kampionatit në këto javë të mbetura dhe pritet që të mbushin tribunat edhe për këtë sfidë, ndonëse Dinamo luan si pritëse.

282000219_10166425940500416_2930379052558293535_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"