“Dimë të vuajmë, dimë të luajmë pisët”, Devolli pas fitores me Laçin: Po të mos kisha shpresa, nuk vija në Kukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 16:14

“Dimë të vuajmë, dimë të luajmë pisët”, Devolli pas fitores me Laçin: Po të mos kisha shpresa, nuk vija në Kukës

Kukësi arriti një fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mundur me rezultatin minimal Laçin brenda në shtëpi. Trajneri i verilindorëve, Bledar Devolli, u shpreh tepër i lumtur për këtë rezultat dhe gjithashtu se skuadra e tij është pjekur.

bandicam 2024-03-11 16-07-27-484

“Sinqerisht jam i lumtur për fitoren. Jemi bërë më të pjekur, dimë të vuajmë, dimë të luajmë pisët, dimë të markojmë dhe të ruajmë rezultatin.

Ekipi është fizikisht mirë. Edhe pasnesër të bëjmë 120 minuta, këta e përballojnë se janë djem të rinj. Dinë të ecin para dhe kjo është e rëndësishme në një ndeshje futbolli.

Po të mos kisha shpresa nuk vija në Kukës, se nuk jam i çmendur. Nga nesër do fillojmë punën prapë. Me këto detyra strikte, që nga një rivënie me duar ose goditje standarde. Mundësia do u vijë të gjithëve, fusha ja ku është.

E rëndësishme është që janë djem të rinj dhe kanë dëshirë të punojnë. Do luajmë me rregull, kur kemi topin, kur s’kemi topin. Kjo më pëlqen nga të dyja ndeshjet, sepse jemi pjekur. Kjo është formula.

Futbolli ka dhe hile. Dimë kur të menaxhojmë lojën, një rivënie anësore. Këto janë pisllëqet e futbollit.

Unë kam besim që nga ndeshja e radhës. Po me këtë entuziazëm, çdo gjë bëhet më e thjeshtë.

Ne Kukësin duhet ta kthejmë në një fortesë. Nëse është Vllaznia, apo çdo ekip, ne do i vlerësojmë njësoj. Shpresoj të vazhdojmë përpara”, tha Devolli për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"