Dibala sqaron çështjen e rrogave te Juventusi: Ishte një, jo 4 muaj siç thuhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 21:53

Dibala sqaron çështjen e rrogave te Juventusi: Ishte një, jo 4 muaj siç thuhet

Paulo Dibala ka qenë një nga lojtarët që janë marrë në pyetje nga drejtësia lidhur me çështjen e rrogave të periudhës COVID, që presupozohen se nuk janë regjistruar në bilanc nga Juventusi, por u janë dhënë nën dorë lojtarëve bardhezinj, për të ulur humbjet në bilanc.

dibala

“Shumë persona mendonin se duhej të hiqnim dorë nga 4 muaj rrogë, por askush nuk e dinte se pakti ishte që të hiqnim dorë nga 1, ndërsa 3 paga të tjera do të jepeshin në muajt në vazhdim. Kur unë firmosa letrën e klubit, mbi uljen e pagave, kishim arritur një akord me klubin.

Në njërën letër hiqnim dorë dhe në tjetrën merrnim garancinë e rimarrjes së 3 muajve pagë. Faktikisht, disa muaj më pas, në sezonin pasardhës, morëm dyfishin e pagave mujore”.

Ndërkohë, lidhur me manovrën e dytë, atë të shkurtimit të pagave që Juventusi ndërmori si plan në periudhën e dytë të karantinës, në vitin 2021, Dibala nënvizoi: “Në këtë rast secili vendosi për veten, jo më në grup.

Unë nuk doja që të hiqja dorë nga ulja e rrogës, por më pas grupi im i avokatëve-menaxherëve më tha që të pranoja, pasi kishim një marrëdhënie të mirë me drejtuesit dhe kishim perspektiva më të mira për rinovimin e kontratës”, deklaronte Dibala në deponimin e 24 marsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"