Dibala në pikëpyetje kundër Interit, por sfidon Lautaron: Të pushtojmë “San Siro”-n!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 11:19

Dibala në pikëpyetje kundër Interit, por sfidon Lautaron: Të pushtojmë “San Siro”-n!

Paulo Dibala kërkon me patjetër të jetë i pranishëm në sfidën e nesërme ndaj Innterit, për një sërë motivesh.

DIBALA

Lideri i Romës, përveç rikthimit te fitorja kërkon edhe hakmarrjen e tij personale ndaj zikaltërve që në verë braktisën blerjen e tij pas mbërritjes së Romelu Lukakut.

Për të arritur këtu ama, sulmuesi duhet të zbresë në fushë dhe për këtë pret të marrë edhe konfirmimin e stafit verdhekuq pas ekzaminimeve që do të kryejë ditën e sotme, mbi dëmtimin që ka pësuar para ndeshjes me Atalantën.

Stafi mjekësor i Argjentinës pohoi që nuk kishte asnjë problem për të, motiv për të cilin edhe vetë ‘La Joya” sfidoi bashkëkombësin e tij, njëkohësisht edhe rivali i fundjavës.

“Tani të pushtojmë San Siron” ishte batuta e 28-vjeçarit ndaj Lautaros, që bashkë me Dibalën priten të vendosin shumë për fatin e ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"