Dibala gati të pranojë ofertën, zbulohet e ardhmja e argjentinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 21:19

Dibala gati të pranojë ofertën, zbulohet e ardhmja e argjentinasit

Pandemia ka trazuar shumë gjëra në botë, një prej të cilave është edhe futbolli. Me paratë që po vijnë gjithnjë e duke u shteruar për lojtarët e kalibrit të lartë, një prej të cilëve është edhe Paulo Dibala, e kanë të vështirë që të kërkojnë shifra stratosferike, duke qenë në bisedime për rinovime.

dybala

Ndërsa numri 10 bardhezi po punon që të rikthehet në fushë pas 45 ditësh mungesë, “TuttoSport” raporton se në orët e fundit ka pasur një tjetër kontakt mes klubit bardhezi dhe menaxherit të argjentinasit 27-vjeçar, i cili ka marrë ofertën e fundit: 9 milionë euro neto në sezon, plus 1 milion euro të tjera në formë bonusesh, lehtësisht të arritshme.

Në këtë pikë, duket se për Dibalën nuk ka vend më për kapriço, por sulmuesi me shumë mundësi do të pranojë ofertën e fundit, duke kujtuar se aktualisht ai fiton 7 milionë neto te Juvja (skadenca 2023), plus 500 mijë euro si bonuse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"