Dibala: Fanella me numrin 10 është e veçantë, nder i madh për mua ta mbaj mbi shpatulla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 20:07

Dibala: Fanella me numrin 10 është e veçantë, nder i madh për mua ta mbaj mbi shpatulla

Juventusi vendosi dje që sulmuesi argjentinas Paulo Dibala të jetë futbollisti i ri i cili do të mbajë veshur fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë.

dibala1

Pas një vendimi të tillë, vetë lojtari ka reaguar në profilin e tij në Instagram duke postuar edhe fotot e para me fanellën e re.

“Kur më kërkuan të ndryshoja numrin e fanellës, ndalova për të menduar nëse ishte e drejtë të lija numrin 21, një numër që për mua është shumë i rëndësishëm dhe që e kanë mbajtur lojtarë të mëdhenj si Pirlo dhe Zidan.

dibala

Por numri 10 është i veçantë, është një nder ta mbash veshur dhe të jep një ndjenjë përgjegjësie të madhe, një ndjenjë përkatësie në historinë e një klubi si Juventusi. Ka qenë në shpinën e shumë kampionëve bardhezinj, ndaj për mua fakti që vesh sot këtë fanellë është një ëndërr e fëmijërisë e realizuar”, ka shkruar Dibala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"