Di Françesko: Do të jetë gabim nëse mendojmë vetëm për Salah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2018 | 11:59

Di Françesko: Do të jetë gabim nëse mendojmë vetëm për Salah

Një ditë pasi Roma firmosi kontratën 3-vjeçare me sponsorin e fanellës “Qatar Airways” për 40 milionë euro plus bonuset, klubi italian mund të marrë 24 orë më vonë një tjetër lajm të mirë. “Vetëm të qëndrosh këtu në ‘Anfield’ të vjen në mendje atmosfera që do të përjetojmë të martën mbrëma.

Tifozët do t’i kemi menjëherë pas stolit, gjë që ne nuk jemi mësuar ta shohim”. Nis në këtë mënyrë konferenca për shtyp e Euzebio Di Françeskos, në vigjilje të gjysmëfinales kundër Liverpulit. “Ambicia jonë është e qartë: Duam të shkojmë në finalen e Kievit dhe të luajmë deri në fund. Liverpuli do të ketë përballë një skuadër shumë të përgatitur dhe të fortë”.
di francesko
FORCA – Trajneri i Romës reflekton për forcën e skuadrës angleze: “Ata kanë mundësinë për të luajtur në shtëpi, ne do të kemi mbështetjen e madhe të tifozëve që kanë udhëtuar këtu dhe forcën për të luajtur së bashku. Është shumë e rëndësishme që të jemi edhe më shumë skuadër për të përsëritur paraqitjen që bëmë ndaj Barcelonës në nivel kolektiv. Do të përballemi me një kundërshtar shumë agresiv dhe do jetë gabim nëse mendojmë se janë vetëm Salah. Liverpuli ishte skuadra që vertikalizon më shpejt se 8 skuadrat që mbërritën në çerekfinale”.

FORMACIONI – “Zakonisht nuk flas për formacionin. Ynder luan vendin me Shik. Kjo skuadër mund të luajë si me katër ashtu edhe me tre mbrojtës. Unë duhet vetëm të vendos se cila është zgjedhja më e mirë, por në këtë moment nuk mund të jap informacione për shtypin dhe për kundërshtarin”.

KLOP – Batuta e fundit për trajnerin e Liverpulit: “U tregua shumë simpatik kur tha se kemi të dy mjekër dhe syze. Por, unë jam shumë i shqetësuar për përballjen me të sepse ka një mentalitet fituesi dhe filozofi të shkëlqyer futbolli. Por nga ana tjetër, ai do të gjejë një trajner që ka një mentalitet të ngjashëm me të tijin”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"