Dhunoi dhe ofendoi lojtarët e mitur, Policia procedon penalisht ish-trajnerin e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2019 | 12:50

Dhunoi dhe ofendoi lojtarët e mitur, Policia procedon penalisht ish-trajnerin e Laçit

Ish-trajneri i ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi është shoqëruar, mëngjesin e sotëm prej orës 8:00 në Polici, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve të mitur.

ndue tarazhi

Pas marrjes në pyetje të trajnerit dhe shqyrtimit të pamjeve, që janë publikuar në rrjetet sociale dhe në media, Policia e ka proceduar penalisht ish-teknikun.

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale në ngarkim të tij ” Keqtrajtim i të miturit”.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin

Në lidhje me videon që u publikua në rrjetet sociale dhe në media, ku shfaqet një shtetas duke fyer dhe keqtrajtuar disa të mitur, sqarojmë se nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u proçedua penalisht shtetasi N.T., 77 vjeç, banues në Laç.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur shtetasi N.T .,ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF LAÇI

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale në ngarkim të tij ” Keqtrajtim i të miturit”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"