Dhimbje koke për Panuçin që në seancën e parë, dy futbollistë nuk stërviten me Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 22:46

Dhimbje koke për Panuçin që në seancën e parë, dy futbollistë nuk stërviten me Kombëtaren

Kombëtarja Shqiptare zhvilloi ditën e sotme stërvitjen e parë, në përgatitjet për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin. Por, që në këtë seancë të parë, kanë vijuar dhimbjet e kokës për trajnerin Panuçi, të cilat i shfaqi edhe në konferencën e djeshme për shtyp.

kombetarjaa

Eros Grezda dhe Ermir Lenjani nuk janë stërvitur, edhe pse shqetësimet që kanë pasur mendohet të jenë të lehta. Futbollisti i Rejnxhërsit në Skoci, i cili këtë fundjavë shënoi edhe 2 gola, u pa me një qese akulli në kofshën e tij, ndërsa Lenjani ndoqi seancën nga pranë fushës.

kombetarja durres

Trajneri Panuçi e nisi me një diskutim të gjatë me grupin këtë seancë të parë, rreth 15 minuta. Viheshin re fytyra serioze në portretet e futbollistëve shqiptarë, duke qenë se vetë Panuçi paralajmëroi një stërvitje akoma më të fortë, si dhe rregulla më strikte.

Kombëtarja do të vijojë të jetë e grumbulluar në Durrës, deri ditën e premte, ku më pas do të zhvendoset drejt Shkodrës për takimin e së shtunës ndaj Skocisë në “Loro Boriçi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"