Devolli: Pres përgjigje pozitive kundër Partizanit, tentojmë kualifikimin në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 9:25

Devolli: Pres përgjigje pozitive kundër Partizanit, tentojmë kualifikimin në gjysmëfinale

Kukësi përballet sot me Partizanin, kundërshtar që është ndeshur dy herë brenda pak ditësh. Në të dyja rastet, për Kupë dhe kampionat kanë dalë të mundur, por trajneri Bledar Devolli shpreson te një rezultat pozitiv kësaj here.

DEVOLLI

Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, tekniku i Kukësit pohon se do të synojnë të bëjnë një paraqitje pozitive, sepse edhe në stërvitje bëjnë maksimumin çdo ditë.

“Kemi bërë dy ndeshje me Partizanin dhe si ndeshje e tretë e pres të jetë më e mirë se këto dy të parat. Çdo ditë jemi stërvitur mirë, kemi futur edhe djem që nuk kanë marrë shumë minuta këtë periudhë. Por pres një ndeshje të mirë dhe pse jo edhe rezultatin”, u shpreh fillimisht Bledar Devolli, i cili të premten doli pa pikë dhe me tre gola te pësuar në “Arenën e Demave” për kampionat.

OBJEKTIVI – Edhe pse Kukësi është mundur në ndeshjen e parë në shtëpi, Devolli pohon se skuadra që ai drejton do të tentojë maksimumin dhe të tregojnë sesa vlejnë.

“Ne në çdo ndeshje hyjmë në fushë për ta fituar. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në këtë sfidë dhe do të tentojmë kualifikimin. E dimë qëpërballë kemi Partizanin, një ekip, që është kampion në fuqi, por ne do të bëjmë punën tonë. Do i bëjmë hyzmetin dhe të tregojmë se sa vlejmë”, vijoi më tej numri “1” i pankinës verilindore, i cili e mori përsipër të drejtojë Kukësin në një situatë të vështirë, pasi skuadra rrezikon si asnjëherë më parë edhe mbijetesën në Superiore.

KËSHILLA – Devolli e ka tëqartë edhe se si mund të shkojë Kukësi te rezultatet pozitive, mjafton të eliminojnë gabimet që kanë bërë dhe tësakrifikojnë.

“E kam thënë edhe pas ndeshjeve që na mungojnë këto gjërat e vogla qëtë na çojnë tek ajo e madhja. Duhet të eliminojmë gabimet dhe të përmirësojmë gjërat e mira, ato që kemi thënë që në ditën e parë që jemi prezantuar me ekipin. Pres të jemi agresivë, të sakrifikohemi, të dublojmë dhe ndihmojmë shokun në ato zona të rrezikshme. Nëse i bëjmë këto, çdogjë do të jetë më e thjeshtë për ne pastaj”, mbylli prononcimin e tij për gazetën trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, i cili beson ende se ky Kukës mund t’ia dalë.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"