Detaje të reja për historinë e Pekorelit, ish-arbitri italian: Prifti shqiptar më shpëtoi jetën, ndava thesarin me atë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 19:35

Detaje të reja për historinë e Pekorelit, ish-arbitri italian: Prifti shqiptar më shpëtoi jetën, ndava thesarin me atë

Davide Pekoreli është ish-arbitri i futbollit italian, njëkohësisht biznesmen, emri i të cilit ka qenë tepër i lakuar në mediat shqiptare dhe ato italiane në ditët e fundit. Ai pretendohej se kishte vdekur në janar të këtij viti në Shqipëri, pasi makina që mori me qira, u gjet e djegur në Pukë.

Pekoreli2

Por, disa ditë më parë, ish-gjyqtari i futbollit u “ringjall”, pasi u shfaq në detin Tirren, shumë pranë ishullit Montekristo. Ai pretendon se ndodhej atje në kërkim të thesarit, plot tri arka me nga 250 kg monedha ari secila. Ai thotë se thesarin e gjetur do e ndante me personin që e kishte ndihmuar, një prift shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Kështu të paktën ka deklaruar biznesmeni në një intervistë të dhënë në “La Vita Live”, në “RAI 1”.

Mediat italiane kanë shkruar për të gjithë rrjedhën e ngjarjes së bërë nga ish-arbitri biznesmen në 8 muaj, nga fluturimi në Shqipëri, vendimi për t’i dhënë fund jetës deri te thesari i gjetur në Montekristo. Pekoreli, i cili është prezantuar gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri si shkrimtar pretendon se ka gjetur 2 nga 3 arkat e pretenduara në një zonë pyllëzuar, në vendin e quajtur “Cala Corfù” dhe “Cala”. “Situata ime ekonomike ishte dramatike, në atë moment vendosa të bëja vetëvrasje. Por para se të ndërmerrja këtë hap shkova dhe u rrëfeva te një prift, që më bindi të mos e bëja, por në vend të kësaj të simuloja vdekjen time. Ishte ai që më tha për mundësinë e eshtrave (të vjedhura).

Më tha: ‘le t’i fusim në makinë dhe t’i vëmë zjarrin’. Unë kurrë nuk do e zbuloj emrin e priftit shqiptar, pasi ai është personi që më ka shpëtuar jetën. Gjeta thesarin e San Mamilianos, ato janë tri arka me 250 kilogramë monedha ari të pastra prej pesë gramësh secila, ku gjysmën e tyre e kam ndarë me priftin.

I kam të gjitha të dokumentuara, fotografitë i kam dërguar në Prokurorinë në Peruxhia”, ka thënë 45- vjeçari për “RAI 1”. Makina që Davide Pekoreli mori me qira në aeroportin e Rinasit, Skoda Fabia, u gjet në flakë natën midis 7 dhe 8 janarit të këtij viti rreth 30 km nga Puka. Brenda mjetit të shkrumbuar u gjetën objektet e tij personale dhe disa eshtra, ekzaminimi i të cilave nuk kishte prodhuar rezultate të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

I sillnin gjellë nga shtëpia, Pekoreli gënjeu gjithë Vlorën/ Ja ku jetoi ish-arbitri italian

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"