Dështoi te Kukësit, por tani vlen 700 mijë euro/ Sulmuesi 24-vjeçar firmos në Slloveni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 20:24

Dështoi te Kukësit, por tani vlen 700 mijë euro/ Sulmuesi 24-vjeçar firmos në Slloveni

Ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku, do të vijojë karrierë te skuadra e Murës në elitën e futbollit slloven. 24-vjeçari i cili në sezonin 2019/2020, nuk arriti të linte gjurmë te skuadra kuksiane, që asokohe drejtohej nga Shpëtim Duro, tashmë ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke u shndërruar në një protagonist te Mura, teksa ka bindur drejtuesit, për ta bërë pjesë të ekipiet edhe për sezonin e ardhshëm.

daku KUKESI

Daku u afrua si huazim në shkurt nga Osijek, për të fituar besimin dhe për vazhdimësinë. Në gjysmën e dytë të sezonit 24-vjeçari nga Gjilani, arriti të shënojë 5 gola dhe të japë 5 asistë, gjatë 16 ndeshjeve te kampionatit.

“Mirlind Daku është këtu për të qëndruar!” shkruhet te njoftimi i Murës në rrjetet sociale.


View this post on Instagram

A post shared by NŠ Mura (@ns_mura)

 

Momentin më pozitiv në karrierë Daku e pati te Ballkani në Kosovë dy sezone më parë, ku shënoi plot 31 gola në 34 ndeshje, madje arriti të grumbullohej edhe nga trajneri Shaland në përfaqësuesen A të Kosovës. Sulmuesi tashmë vlen 700 mijë euro sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”. Kur ishte pjesë e Kukësit, vlera e Dakut ishte 75 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"