Dështoi federimi te klubi bardheblu, Manajn e huazojnë në… Kazakistan  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 21:10

Dështoi federimi te klubi bardheblu, Manajn e huazojnë në… Kazakistan  

Sulmuesi Arb Manaj duket se do të vazhdojë karrierën në kampionatin e Kazakistanit në radhët e Zhenis Astanës. 

422910703_3726598190915011_7137722046200728302_n-1536x1024

Edhe pse 25-vjeçari pak ditë më parë u largua nga Ballkani, duke u prezantuar te Dirta e Gjilanit, ai nuk mundi të federohej, pasi rregullorja nuk e lejonte që brenda një sezoni të ishte pjesë e 3 skuadrave të ndryshme.  

Mirëpo, Drita duket se e ka gjetur zgjidhjen për këtë situatën dhe do ta dërgojë sulmuesin në huazim te Zhenis Astana në Kazakistan. 

Në Kazakistan sezoni i ri fillon në muajin mars dhe Manaj ka të drejtë të aktivizohet në këtë kampionat. 25-vjeçari në verë erdhi te Ballkani, por nuk gjeti hapësira të mjaftueshme në skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja. Sulmuesi nga Klina më herët karrierë ka bërë në Turqi dhe Kroaci. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"