Deshira e trajnerit të Kastriotit: Dua të bëhemi si Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 16:05

Deshira e trajnerit të Kastriotit: Dua të bëhemi si Luftëtari

Samuel Nikaj mendon rinovimin. Trajneri madje ka një ide të qartë për planet e së ardhmes, ndërsa do të ndërtojë një ekip si Kastrioti. “Ishte sezon fantastik dhe këtë e them pa frikë, pasi arritëm një objektiv madhor. Zhvilluam ndeshje të mira dhe mbas 5 javëve të para me oshilacione në lojë, por jo në rezultate, krijuam një stabilitet.

Nikaj

Siguruam një shkëputje të frikshme, që në bazë të kësaj formule ishte shumë e zorshme, por me një vullnet të hekurt ia dolëm të gjithë së bashku. Normalisht, që ky sukses u arrit falë punës së përbashkët: president, staf e lojtarë. Dhe në Kurjë funksionuan që të gjitha hallkat në sinkron. Kryesorja është ky vit që kalova, ishte i përkryer dhe jam krenar që u bëra pjesë e këtij projekti. Për vazhdimësinë, ende nuk jam ulur të diskutoj me drejtuesit, por shumë shpejt do ulem me presidentin.

Nëse unë do vazhdoj bashkëpunimin me Kastriotin, kërkesa ime është që të bëjmë disa afrime cilësore, diku te 4- 5 blerje të zgjuara dhe të mos jemi kalimtarë në Superiore, por të jemi një Luftëtar i dytë”, tha Nikaj. Në fund shkodrani komentoi edhe gjendjen e Vllaznisë, kur deklaroi: “Uroj që të mbeten në Superligë, pasi kampionati shqiptar ka nevojë për ekipet me traditë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"