Derbi pas 19 vitesh, te Teuta priten 2 debutime ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2022 | 23:20

Derbi pas 19 vitesh, te Teuta priten 2 debutime ndaj Erzenit

Teuta e mbyll merkaton pa surpriza në orët e fundit. Klubi durrsak ka bërë dy goditje në këtë fund merkatoje. Albion Marku dhe Dejvid Fejzulla janë veshur zyrtarisht blu. Klubi ka mbyllur ditën e martë marrëveshjet e huazimit me klubin e Dinamos dhe të dy lojtarët janë vendosur në dispozicion të trajnerit Arapi.

NIKO DOVANA

Fejzulla vjen sërish nga ekipi i Dinamos, është vetëm 20 vjeç dhe luan si mesfushor i avancuar, ndërsa Marku vjen pas një gjysmë sezoni me Partizanin si i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit, me të cilën u nda në këtë verë. Këto dy afrime erdhën vetëm një ditë para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Tashmë merkatoja është mbyllur mesnatën e sotme dhe kemi një pasqyrë të saktë të skuadrës që Teuta është tashmë.

TEUTA

DERBI – Pas 19 vitesh, rikthehet në Kategorinë Superiore derbi mes Erzenit dhe Teutës. Më 14 maj ishin durrsakët që arrinin të fitonin me shifrat e pastra 3- 0, por në “Niko Dovana”, ku do të luhet edhe ndeshja e së shtunës. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo përballje e fundit. Ndërkohë, Teuta vijon përgatitjet për këtë ndeshje. Ditën e djeshme trajneri Arapi ka drejtuar stërvitjen e radhës. Kjo sfidë konsiderohet shumë e rëndësishme për skuadrën, pasi vjen pas dy rezultateve jo të mira ndaj Laçit dhe më pas ndaj Bylisit.

FORMACIONI – Në ndeshjen me Erzenin pritet që trajneri Arapi të bëjë disa ndryshime në formacion. Ndaj shijakasve në mbrojtje pritet të debutojnë Aleksandros Kuro dhe Albion Marku, të afruar në ditët e fundit të merkatos. Ndërkohë shqetësojnë jo pak Artan Jazxhi, Dejvid Kapllani dhe Alban Çejku, të cilët po stërviten të veçuar dhe me shumë mundësi nuk do të jenë të gatshëm ndaj Erzenit. Teuta ka grumbulluar vetëm një pikë në dy betejat e para të Superiores.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"