Derbi në miqësore, Tirana përballet të enjten në “Selman Stërmasi” me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 14:16

Derbi në miqësore, Tirana përballet të enjten në “Selman Stërmasi” me skuadrën e…

Këtë të enjte Tirana me shumë mundësi do të zhvillojë një tjetër miqësore. Bëhet fjalë për përballjen me Dinamon. Stafi bardheblu, me planin që nuk do të luhet ndeshje në këtë fundjavë, ka menduar që të luajë miqësore me Dinamon.

Tirana festa pas ndeshjes

Si ditë është caktuar e enjtja, ndërsa vendi do të jetë “Selman Stërmasi”. Për bardheblutë ky do të jetë testi gjeneral para nisjes së skuadrës drejt Zvicrës.

Kujtojmë që Tirana deri më sot ka zhvilluar katër miqësore, me Pogradecin, para Tbilisit, ku fitoi. Më pas u përball me Apoloninë që humbi dhe dy fitoret me Vllazninë dhe 21- vjeçarët bardheblu. Pas shumë muajsh bardheblutë do të luajnë me Dinamon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"