Derbi ndaj Lushnjës lë pasoja te Tomori, beratasit në ankth për kapitenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 17:30

Derbi ndaj Lushnjës lë pasoja te Tomori, beratasit në ankth për kapitenin

Tomori nuk shkoi më larg se barazimi në “Roza Haxhiu”. Përballë një Lushnje që luante me shumë mungesa, beratasit nuk ia dolën dot. Kur e gjetën avantazhin e shpejtë me Mezinin, u duk sikur marrja e trepikëshit do të ishte vetëm një formalitet.

Tomori6

Por, nuk ka ndodhur kështu. Beratasit i kishte të gjitha mundësitë që të dyfishonin shifrat, por sa finalizimi i gabuar, aq edhe bllokada që bën kundërshtarët në prapavijë, e penguan. Me lënien e këtyre dy pikëve, tashmë skuadra e Bledar Sinellës “ndihmon” rivalët e Egnatias, që shkëputen të vetëm në krye të renditjes. Por, kjo ka qenë vetëm e treta javë e luajtur dhe për rikuperimin e pikëve koha është përpara.

Pas këtij barazimi, dje Tomori ka nisur nga puna për ndeshjen e radhës, atë me Pogradecin që do ta luajë në shtëpi. Fitorja, më shumë se mundësi, është një detyrim për skuadrën e Tomorit. Sakaq, me shumë interes po shihet gjendja e Erald Hysenit. Kapiteni u dëmtua në Lushnjë dhe dje nuk u stërvit dot. Drejtuesit shpresojnë te riaftësimi i shpejtë i tij.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"