Derbi Dinamo-Partizani, shikoni pikantet dhe statistikat e supersfidës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2021 | 17:17

Derbi Dinamo-Partizani, shikoni pikantet dhe statistikat e supersfidës së sotme

Dinamo do të presë Partizanin në “Elbasan Arena”, në sfidën e parë derbi të këtij sezoni. Kreshnik Cjapi do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës, ndërsa asistentët e tij do të jenë Ilir Tartari dhe Orgest Grabova.

Dinamo-Partizani

Treshja e arbitrave janë të kolegjiumit të Fierit dhe do të jenë pikërisht ata që do të vendosin drejtësinë mes Dinamos e Partizanit. Cjapi konsiderohet si një prej arbitrave më të mirë në Superiore vitet e fundit.

DINAMO-PARTIZANI, PIKANTE DHE STATISTIKA

Ndeshjet në total: 135 Fitore,

Dinamo: 41

Barazime: 45

Fitore, Partizani: 49

Golavarazhi: 27-16

Fitorja e fundit e Dinamos: 5 prill 2009, 1-2

Barazimi i fundit: 12 mars 2008, 0-0 (Kupë)

Fitorja e fundit e Partizanit: 16 mars 2013, 0-1 (Kategoria e Parë)

Renditja aktuale: 4-6 Pikët aktuale: 5-2

DINAMO VS PARTIZANI

Vlera në total e ekipit

4.5 milionë euro – 5.3 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë

Agim Ibraimi (300 mijë euro)- Andrija Filipoviç (500 mijë euro)

Mosha mesatare e ekipit

24.6 vjeç – 24.1 vjeç

Lojtari më i vjetër

Edvan Bakaj (33) – Alban Hoxha (33)

Lojtari më i ri

Simon Simoni (17) – Xhafer Hodo (18)

Titujt kampion

18-16

Kupat e Shqipërisë

13-15

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"