Dëmtimet/ Tirana humb edhe Almedian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2016 | 17:25

Dëmtimet/ Tirana humb edhe Almedian

Pas ndeshjes ne Korçë skuadra nuk i ka ndërprerë përgatitjet për ndeshjen e radhës. Bardheblutë nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja kanë zhvilluar sot një tjetër seancë përgatitore në kompleksin “Skënder Halili”.

almediaHumbja e pamerituar në Korçë nuk e ka prishur harmoninë, përkundrazi skuadra ka moralin e duhur për të vijuar me ritëm të lartë kampionatin.

Në stërvitje sot kanë munguar për shkak dëmtimi Hugo Almeida që ka një shqetësim në gju, Ervin Bulku dhe Elis Bakaj që vijon terapinë rekuperuese për kaviljen e dëmtuar. Muzaka, Teqja dhe Karan kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar por tre futbollistët nuk rrezikojnë ndeshjen e te shtunës.

Erjon Vucaj vijon fazën riaftesuese ndërkohë qe nesër pritet të rikthehet në kryeqytet nga Austria edhe Gentjan Muça.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"