Deklarata befasuese e Modriçit: Botërori më shkatërroi, tani po ndihem…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 15:48

Deklarata befasuese e Modriçit: Botërori më shkatërroi, tani po ndihem…

Luka Modriç duket se është në vitin e artë të karrierës së tij prej futbollisti. Kroati arriti të fitonte Champions Leaguen me skuadrën e Realit të Madridit si dhe arriti në finalen e  Kupës së Botës me ekipin kombëtar të Kroacisë. Ai u shpall njëkohësish lojtari më i mirë i Botërorit dhe lojtari më i mirë i vitit nga UEFA.

real-madrid-cf-v-getafe-cf-la-liga-5b88f9e0f7e2954aad00000b

Por gjithë këto trofe nuk kanë ardhur pa punë dhe pa lodhje, madje këtë e konfirmon edhe vetë lojtari kur thotë:

“Botërori më ka shkaktuar një lodhje të madhe në nivel fizik dhe psikologjik. Në këto aspekte më shkatërroi. Një ezaurim të mirëfilltë, por tani po ndihem mirë ditë pas dite.

Ndërsa në lidhje me Topin e Artë ai u shpreh: “Jam i lumtur që mendojnë se unë duhet ta fitoj këtë çmim. Megjithatë edhe po nuk e fitova nuk ka problem, jeta vazhdon. Rëndësi ka që të ecim si ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"