Dekada “dramatike” e Superiores, vetëm katër ekipe të mbijetuara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 20:56

Dekada “dramatike” e Superiores, vetëm katër ekipe të mbijetuara

Në dekadën e fundit kemi parë që futbolli shqiptar të përjetojë shumë dhimbje, ku qytete të mëdha dhe skuadra legjendare ta shohin veten në kategoritë e ulëta, si rrallëherë apo asnjëherë më parë. Të vetmet skuadra që në dekadën e fundit nuk e kanë provuar shijen e kategorive të ulëta janë katër. Bëhet fjalë për Partizanin, Laçin, Kukësin dhe Teutën.

Kukesi-Partizani

Të gjitha të tjerat, duke përfshirë edhe emra legjendarë si Tirana, Skënderbeu, Vllaznia, Elbasani apo Flamurtari kanë provuar të zbresin nga elita e futbollit shqiptar, e cila bashkë me dhimbjen e tifozëve, ka parë t’i këputen copa të rëndësishme nga historia e skalitur më shumë se shekulli.

Në fakt, edhe para kësaj dekade kemi parë histori të tilla shkatërrimi, pasi Partizani në vitin 2014 sapo ishte kthyer nga ëndrra më e keqe ndonjëherë. Fatmirësisht, një pjesë e mirë e klubeve historike mundën të kthehen shpejt, teksa në sezonin e ardhshëm po luftojnë për t’u kthyer edhe Elbasani dhe Flamurtari.

Meritë të madhe për menaxhimin dhe vazhdimësinë meritojnë Laçi, Kukësi dhe Teuta, klube, që kanë arritur edhe të lënë gjurmë dhe të fitojnë trofe gjatë kësaj periudhe. Por për këto tri ekipe duket sikur po mbyllet një cikël, pasi në këtë sezon po e diskutojnë mbijetesën më shumë sesa asnjëherë tjetër. Kukësi duket më në vështirësi sesa të gjitha të tjerat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"