Dedja nuk dorëzohet: Në Durrës shkojmë për pikë, më shqetëson Sefa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2018 | 20:54

Dedja nuk dorëzohet: Në Durrës shkojmë për pikë, më shqetëson Sefa

Lushnja do të përballet nesër me ekipin e Teutës në një transfertë delikate. E gjendur në fundin e tabelës dhe në nevojë për pikë, tekniku Dedja e di se do ta ketë të vështirë, por nuk dorëzohet.

Dedja

“Nuk do të dorëzohemi asnjëherë. Ekipi është në një formë të mirë. Kemi zhvilluar disa ndeshje miqësore dhe jemi gati për nesër. Në Durrës do të shkojmë për pikë. Problem dëmtimesh kemi vetëm Gavën dhe Sefën. Më shqetëson ky i fundit, pasi është lideri ynë, por ne do jemi gati për Teutën” – deklaroi Dedja për Rtsh Sport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"