Dedja niset me “halle” drejt kryeqytetit, Vllaznia pa 3 titullarë për ndeshjen e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 10:41

Dedja niset me “halle” drejt kryeqytetit, Vllaznia pa 3 titullarë për ndeshjen e sotme

Vllaznia do të udhëtojë pa tre nga titullarët e saj drejt Tiranës. Tekniku Hysen Dedja nuk do të ketë për këtë takim përveç Ramadanit që vijon të jetë i dëmtuar edhe dyshen e lojtarëve Hygor e Marku. Mesfushori brazilian, madje është një nga mungesat e rëndësishme të kuqebluve para kësaj sfide.MOMENTI NE VLLAZNIA BYLIS

Të dy lojtarët nuk kanë arritur që të rikuperohen dhe të jenë të gatshëm për këtë sfidë. Tekniku Dedja do të besojë te Lekaj e Sidorenko nga minuta e parë në përballjen ndaj Tiranës. Me sa duket tekniku kërkon që të fuqizojë jo vetëm mbrojtjen me gjak të ri, por edhe të shfrytëzojë aftësitë e mira dhe gjendjen optimale të Sidorenkos.

Nga sa mësohet, pjesa tjetër do të përbëhet nga Efremov në portë, në mbrojtje, përveç Lekajt nga e djathta, do të jenë edhe Adili, Malota, e Gligorov, që do të zhvendoset nga e majta. Në mesin e fushës do të jenë përkrah Sidorenkos edhe kapiteni Lika, Krymi, Gurishta e Kruja. I vetëm në majë të sulmit pritet që të jetë Zogaj.

vllaznia

A.Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"