Dede: Interesimi ka qenë i madh, ka edhe lojtarë që si kemi parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2019 | 11:30

Dede: Interesimi ka qenë i madh, ka edhe lojtarë që si kemi parë

Nevil Dede, trajenri i kombëtares U-19, ka dalë në konferencë në kuadër të miqësores që do të zhvillojë me Maqedoninë. Ndër të tjera Dede u shpreh:

Dede

“Jemi munduar deri në Angli për listën e kombëtares. Është pak numër i madh, llogjikisht duhet të ishte 23. Kemi lojtarë që janë të dyzuar kë të zgjedhin.”

Interesimi?

“Të jem i sinqertë interesimi është shumë i madh. Po këto gjëra vinë shkallë shkallë. Puna mendoj se është kolosale. E mira nuk ka fund. Të jem i sinqertë ka ende lojtarë që ende ne nuk i kemi parë. Kemi informacion vetëm si emra. Do të bëhet një vlerësim më i madh. Më pëlqen që ka interesim të madh.”

Lojtarë nga Çelsi dhe Bajerni, kaq shumë cilësi kanë?

“Ata janë treguar të gatshëm. Kanë ardhur 2 herë në Shqipëri. Kur kanë ardhur ne kemi ngelur të kënaqur. Nuk do të thotë se luan me Çelsin apo Bajernin dhe janë të avantazhuar. Lojtarë nga Shqipëria mund të avancojnë me shumë në kohë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"