Debutoi me Kombëtaren, Hoxha: Më të fokusuar në Stokholm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 10:27

Debutoi me Kombëtaren, Hoxha: Më të fokusuar në Stokholm

Arbër Hoxha u grumbullua për herë të parë nga Silvinjo për këto miqësore.

HOXHA

Anësori i sulmit që luan për Dinamon e Zagrebit, debutoi me Kombëtaren në pjesën e dytë kundër Kilit. Duke folur pas ndeshjes për mediat, Hoxha shprehet se ndoshta nuk e priste një debutim të tillë, por shpreson për një rezultat pozitiv me Suedinë.

Arbër, mezi e prisnit debutimin, por nuk ishte ndeshja e duhur…

Po, është e vërtetë. Nuk luajtëm ashtu siç duhet. Pësuar shumë gola, por kjo humbje do të na bëhet mësim për ndeshjet e ardhshme që do të luajmë. Për t’u koncentruar siç duhet dhe pse jo të fitojmë në miqësoren tjetër.

Në krahun e majtë ku ju luani konkurrenca është disi e fortë, si e shikoni?

Po, padyshim. Për mua është hera e parë këtu. Jam i lumtur që debutova me fanellën kuqezi, nuk jam i lumtur për rezultatin. Është një ndjenjë shumë e veçantë të përfaqësoj kombin shqiptar.

Çfarë duhet të ndryshojmë me Suedinë?

Të japim maksimumin, të japim gjithçka në fushë dhe të shpresojmë për një rezultat pozitiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"