Debutimi në Champions, një shtyllë e Lushtakut kthen Trepça ’89 në shtëpi me humbje (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2017 | 20:01

Debutimi në Champions, një shtyllë e Lushtakut kthen Trepça ’89 në shtëpi me humbje (Video)

Trepça ’89 ka debutuar me humbje në Ligën e Kampioneve, ku kampionët e Kosovës përfaqësonin për herë të parë vendin e tyre në arenën ndërkombëtare. Por rezultati i ndeshjes së parë ndaj Vikingur në Ishujt Faroe u jep shpresë kosovarëve se mund të kalojnë në turin e dytë të turneut.
trepca '89

Edhe pse ekipi i drejtuar nga Zekeria Ramadani u gjend shpejt në diavantazh, që në minutën e 17 të takimit, arriti të krijonte disa raste para portës kundërshtare dhe barazoi shifrat para fundit të pjesës së parë me Hajdarin, i cili shënoi një gol spektakolar.

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat krijuan raste për të shënuar, por Trepça ’89 nuk arriti të konkretizonte mundësitë që iu shfaqën para portës kundërshtare. Kosovarët u ndëshkuan me golin e dytë në minutën e 73-të të ndeshjes nga Laval, rezultat që nuk do të ndryshonte më deri në vërshëllimën përfundimtare edhe pse “minatorët’ iu afruan shumë barazimit, sidomos me Kushtrim Lushtakun,

Ky i fundit arrit të kalonte portierin me gjuajtjen e tij në minutën e 91-të, por topi u përplas në shtyllë, duke shpërdoruar një mundësi të mirë për të marrë një barazim në transfertë. Megjithatë, humbja me diferencë minimale dhe me një gol të realizuar jashtë fushe i jep shumë shpresa Trepça ‘89 që të kalojë në turin tjetër falë ndeshjes së kthimit në shtëpi.

Vikingur-Trepça ’89 2-1
17′ G. Vatnhamar, 73′ Laval / 39′ Hajdari

Vikingur: Rasmusen, Hansen, Gregersen, E. Jakobsen, H. Jakobsen, G. Vatnhamar, Benxhaminsen, S. Vatnhamar, Gjorgjeviç, Anghel (83′ H.Hansen), Laval.

Trajner: S. Hentze

Trepça ’89: Manxholli, Lladrovci (38′ Maloku), Izmaku, Islami, Potoku, Mustafa, Idrizi (74′ Lushtaku), Broja, Hasani, Xhon (60′ Shibuze), Hajdari.

Trajner: Z. Ramadani

KV: Gjorgjeviç / Maloku

Gjyqtar: J. Frisher (Estoni)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"