Debutim në Serinë A dhe ftesë kuqezi, ish-sulmuesi i Uruguait ka një mesazh për talentin e mesfushës: E meriton!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 23:23

Debutim në Serinë A dhe ftesë kuqezi, ish-sulmuesi i Uruguait ka një mesazh për talentin e mesfushës: E meriton!

Medon Berishës iu desh të priste më shumë se gjysmë viti si pejsë e skuadrës së Leçes, por ai më në fund ia doli që të bënte në javën e kaluar debutimin e tij në Serinë A. Ai luajti pak minuta përballë Interit, duke treguar diçka nga repertori i tij në atë sfidë, edhe pse rezultati la shumë për të dëshiruar, pasi ajo u mbyll me fitoren 4-0 të zikaltërve.

medon berisha

Por shumëkush është i bindur se mesfushori i përfaqësueses Shpresa, do të ketë në të ardhmen shumë mundësi më të mëdha për të treguar veten. Dhe një prej tyre është ish-sulmuesi i njohur i Leçes dhe Uruguait, Havier Çevanton.

Futbollisti i njohur i fillmit të viteve 2000, i cili në karrierë ka luajtur edhe me Monako e Sevilja, ka qenë ndihmëstrajner te ekipi i të rinjve të Leçes në sezonin e kaluar, ku me Medon Berishën si kapiten, ata fituan kampionatin italian.

Ndaj menjëherë pas debutimit të futbollistit kuqezi, ai bëri një postim shumë interesant në rrjetet sociale për të.

“I lumtur për ndeshjen tënde të parë në Serinë A. Të uroj të gjithë më të mirën që mund të ndjesh për një vëlla. Të uroj 1000 ndeshje të tjera në nivele të mëdha, e meriton”, shkruante ai për Medon Berishën.

sdffdssfdsfdsfdsfdfsdsfd

Ndërkohë, në këto ditë, futbollisti shqiptar ka marrë edhe ftesën e radhës nga përfaqësuesja Shpresa, e cila luan në mars ndeshjet e saj eliminatore të Europianit ndaj Finlandës më 22 mars dhe Zvicrës më 26 mars.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"